29.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Prizren/ Nis vendosja e kabllove në gypa nëntokësor në “Jenimahallë”

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se ka filluar sot largimi i rrjetit të kabllove nga shtyllat elektrike në qytet dhe futja e tyre në gypa nëntokësorë në lagjen “Jenimahallë”, raporton PrizrenPress

Po ashtu, ka njoftuar se edhe kabllot e ekspozuara te? cilat jane? te? rrezikshme dhe japin pamje te? she?mtuar do te? futen ne?n toke?.

“Vazhdon realizimi i projekteve kapitale në Komunën e Prizrenit. Në kuadër të zotimeve të qeverisjes aktuale komunale është edhe pamja që e meriton Prizreni. Largimi i rrjetit të kabllove nga shtyllat elektrike në qytet dhe futja e tyre në gypa nëntokësorë filloi sot në Lagjen “Jenimahallë”, ku në pajtim me KEDS-in, Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, vëzhguan nga afër punimet gjatë futjes së kabllove të tensionit lartë nën tokë. Po ashtu, edhe kabllot e ekspozuara, te? cilat jane? te? rrezikshme dhe japin pamje te? she?mtuar do te? futen ne?n toke?”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ky projekt do të vazhdojë në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit dhe do te? bëjë pe?rmire?simin e furnizimit me rryme? stabile pe?r të gjithë qytetare?t./ PrizrenPress.com

May be an image of 6 people, people standing and outdoors

Më Shumë

Gashi, i mbetet besnik Yllit

Artin Gashi do të vazhdojë të jetë pjesë e Golden Eagle Yllit edhe në sezonin e ri, që përkon me edicionin jubilar të 50-vjetorit...

E mori shqipja në palë të flamurit

PREND NDOJA, shkrimtar -Heroi i Kosovës, Mentor Retkoceri- 1. Porsa hapa derën e restorantit me emrin e bukur e poetik “Krojet”, në Prevallë, u ndieva disi ndryshe...

Lajmet e Fundit