3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Prizren/ Tentuan ta grabisnin nën kërcënimin e armës, viktima e godet të dyshuarin

Një person ka raportuar në Polici se përderisa ishte në duke punuar, dy persona nën kërcënimin e armës i kishin kërkuar para, raporton PrizrenPress

Mirëpo, viktima duke u mbrojtur e kishte goditur njërin nga të dyshuarit dhe ata me veturë kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar, aty ishte ndalë një veturë në të cilën kishin qenë dy persona ku njëri prej tyre kishte dalë nga vetura dhe nën kërcënimin e armës viktimës i kishte kërkuar para, por viktima duke u mbrojtur e kishte goditur të dyshuarin dhe si pasoj kafka e armës kishte ra dhe mbete në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur në Prizren, të hënën rreth orës 00:45.

Policia njofton se pas disa orëve i ka ndalur dhe arrestuar të dyshuarit, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Lajmet e Fundit