11.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

Prizrenasja sunon kurorën e “Miss Belgjika 2016”

Mjellma Hajdari është e vetmja shqiptare që konkurron në “Miss Liege 2016” të Belgjikës. 20-vjeçarja nga Prizreni synon fitoren në këtë garë për të vazhduar më pas në “Miss Belgjika 2016”.

Për Mjellmën në “Miss Liege” kishte aplikuar një shoqe e saj, dhe kur i është ardh ftesa Mjellmës për të qenë pjesë e spektakli, ajo ka mbetur e befasuar.

“Njëherë u shtanga. Nuk dija as kush ka aplikuar në emër timin. Pastaj pasi e kuptova të vërteten, me përkrahjen edhe të shoqërisë dhe familjes pranova të marr pjesë”, ka thënë ajo për “albinfo.ch”, duke shtuar se spektakli do të mbahet në muajin gusht.

Fituesja e “Miss Liege 2016” do të jetë pjesë e garës së madhe në “Miss Belgjika 2016” i cili do të zhvillohet në dhjetor, e ku fituesja do të përfaqëson këtë shtet në “Miss Universe”.

E meqë i ka hyrë kësaj gare, edhe synimet e vajzës shqiptare janë shumë të larta.

“Për mua është kënaqësi dhe nder që si kosovare të jam pjesë e kësaj gare. Unë dua që të fitoj jo vetëm këtë garë por edhe spektaklin “Miss Belgjika” dhe të përfaqësoj shtetin e Belgjikës në Miss Universe”, shprehet Mjellma e cila na tregon se kohë më parë ishte edhe pjesë e garës “Top Model Belgjika”.

Mjellma Hajdari punon për UNICEF-in, është studente e Fakultetit Filozofik dhe studion gjuhët e huaja si anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, ndërsa hobit të saj janë modelimi dhe vallëzimi./albinfo.ch/

Më Shumë

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se LDK-ja s’ka disponim për pjesëmarrje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të...

Dita e Martirëve në Korishë të Prizrenit, Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vrasjet e Serbisë pa dallim moshe dhe gjinie në vend janë dëshmi e gjenocidit serb. Kurti ka...

Lajmet e Fundit