25.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Takimi për teleferikun e Prizrenit, Totaj: Liburn Aliu veç hyri në takim, akuzoi dhe iku

Kryetari i Komunës së Prizrenit që vije nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka akuzuar nivelin qendror për mos bashkëpunim me komunat.

Ai thotë se po kanë vështirësi të takohen me ministrat e qeverisë.

Totaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, ka treguar një rast për një takim lidhur me projektin e teleferikut në këtë qytet, ku ministri i Infrastrukturës nuk ka marrë pjesë, si shenjë “hakmarrje” ndaj Totajt.

Në këtë takim ai ka thënë se ka qenë prezentë zv.ministri Durmishi, përfaqësues nga MKRS dhe kompanisë projektuese të projektit për teleferikun.

“Kemi qenë duke e pritur ministrin Liburn Aliu dhe ka hyrë në zyrë me ka thënë ti ma ke sabotuar një takim të rëndësishëm dhe unë nuk rri në këtë takim edhe shkoi dhe asnjë fjalë nuk e ka fol”, ka treguar Totaj në Tëvë 1.

Ai nuk e ka përjashtuar se ka mund të mungojë në ndonjë takim të thirrur nga ministri, por thotë se nuk e ka bërë me qëllim dhe nuk ka njohuri që ka bojkotuar atë takim.

Totaj ka thënë se veprime të tilla tregojnë papërgjegjësi nga ministrat.

Kryetari i Prizrenit ka thënë se do të vazhdojnë me punën për realizimin e këtij projekti duke shprehur besimin se do të realizohet. /teve1.info/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Një person ka humbur jetën në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymë. Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 19:30. “Raportohet se viktima mashkull...

Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë

Në Objektin e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit...

Lajmet e Fundit