11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Profesori Beqir Letaj: Më dolën lotët kur u ndava nga nxënësit

Profesori Beqir Letaj, një jetë të tërë ia kushtoi arsimit në Prizren.

Ai ditë më parë doli në pension.

“Natyrisht se isha shumë i emocionuar. Sidomos ndarja me nxënësit në paralelet e gjimnazit në Gjonaj dhe Romajë më bëri që të mos t’i frenoja lotët. Unë e lash prapa një epokë shumë dinamike dhe me plot sfida”, shprehet Letaj.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Kujton edhe kohën kur filloi të punojë si mësimdhënës.

“Sa përfundova gjimnazin në maj të vitit 1977, në shtator të atij viti fillova punën si mësimdhënës. Ndonëse isha pranuar në Romajë si mësues i klasës së IV, drejtori i atëhershëm, z.Isa Morina që fatmirësisht ende është me shëndet të mirë, më dërgoi për të punuar në Lugishtë (Lubizhdë e Hasit) për të dhënë lëndët fizikë dhe BAT. Kolegët në Lugishtë më pritën mjaftë mirë. E kujtoj orën e parë në klasën e tetë. Nxënësit e klasave të VIII-ta ishin 5 vite më të rinj se unë. Natyrisht se isha entuziast por edhe nga pak edhe kisha tremë se a do i kryeja detyrat më përgjegjësi. Pas një muaji a dy u ktheva në Romajë dhe aty kam punuar deri në vitin 1990. Rreth 13 vite të punës sime në Romajë për mua janë të paharrueshme. Kam dhënë mësim në lëndë të ndryshme, si: gjuhë frënge, histori, gjeografi, muzikë, gjuhë shqipe e çka tjetër, deri sa u diplomova dhe u profilizova. Në vitet shkollore 1987/88 dhe 1988/89 kam punuar si mësimdhënës historie në Romajë dhe Kushnin të Hasit. Ndërsa në vitin shkollor 1990 fillova punën si profesor i historisë për 12 orë në Zym dhe në Prizren. Nga viti 1993 punova në Prizren. Nga vit 2009-2016 kreva detyrën e zëvendësdrejtorit në gjimnazin “Gjon Buzuku”. Tri-katër vitet e fundit punova në Gjonaj dhe Romajë”./ Albanian Education

Më Shumë

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Lajmet e Fundit