7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Mesazhet e Vuçiqit para 18 marsit: “Asociacioni njëherë ose mos na merrni kohën”

“Kosovën nuk do ta njohin në asnjë mënyrë, as juridikisht as faktikisht”.

Kështu i ka artikuluar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, qëndrimet e tij prej përfundimit të takimit të Nivelit të Lartë në Bruksel më 27 shkurt, kur tash s’ka mbetur as një javë kohë nga takimi i rradhës në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Vështirë se mund të paramendoj të bëhet ndonjë progres në atë takim [në Ohër]”, ka thënë Aleksandar Vuçiq, ditëve të fundit duke folur për mediat serbe rreth pritjeve të tij për takimin me Kurtin.

Kjo ngase, siç thotë, “jam pothuajse tërësisht i sigurt” se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”. Dhe atë, sipas tij, kryeministri Kurti “po inkurajohet që të shpërfill zotimet e mëhershme”.

Vuçiq provoi t’u bjerë toneve dëshpëruese se nuk pret që të ketë marrëveshje në takimin e 18 marsit në Ohër, por u shpreh se Serbia duhet të qëndrojë brenda procesit të bisedimeve.

“Nuk kam për qëllim të nënshkruajë kapitullimin e Serbisë. Por, duhet të jemi në dijeni për rrethanat. Nuk do të ketë dorëzim e as kapitullim. E kam bërë padyshim të qartë se nuk do të pajtohet që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe që nuk do ta njohim Kosovën në asnjë mënyrë”.

Siç tha ai në emisionin televiziv “Cirilica” Serbia “është e gatshme të bëjë shumë kompromise” por se sipas mendimit të tij “shqiptarët jo”.

Asociacioni, sipas tij, është parakusht i bisedimeve të mëtejme në Ohër dhe se më këtë qëndrim do të udhëtojë atje më 18 mars. “Nëse dëshironi – do ta bëni, nëse nuk dëshironi – nuk do ta bëni. Vetëm, mos na merrni më kohën”, është shprehur ai.

“Nuk e di se çfarë pret dikush nga Ohri. Unë do të shkoj në Ohër, nuk do të them kurrë se nuk mund të bisedojë. Pse duhet të paraqitemi si të çmendur dhe si dikush që nuk dëshiron të bisedojë”.

“Të njëjtën gjë do të them edhe atje si po ju them tani këtu, dhe ata e dinë. Dikush thjesht duhet të më shpjegojë kuptimin e gjithçkaje. Pse më ftove në dasmë, e nuk ka nusen dhe dhëndrin. Është diçka që e bën gjithçka të pakuptimtë”, tha Vuçiq.

Asociacionin, mes tjerash, ai ka thënë se nuk e do sipas modeleve evropiane, por sipas Marrëveshjes së Brukselit, shkruan Insajderi.

Lëshohet banesa me qira në Prizren

“Ne kemi katër vendime në Bruksel, të cilat janë miratuar dhe nënshkruar. Asociacioni është e vetmja gjë që nuk mund të diskutohet, sepse tashmë është nënshkruar. Bisedoni për gjithçka që dëshironi, kjo është diçka që është nënshkruar”.

Kurti, Asociacioni dhe takimi në Ohër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i dyti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një intervistë në ATV ditëve të fundit, ka shpjeguar se si është pozicinuar Kosova para takimit në Ohër.

Nëse Vuçiq paramendon se Kosova do të akodomojë një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe e cila do të presupozonte kompetenca tejkushtetuese, “këtë harrone”, ishte shprehur Konjufca.

Kjo, sipas tij, ishte “premtimi abstrakt” i Kosovës. Konjufca nuk e mohoi se do të duhej të gjenden një modus i lejueshëm për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Se çka ndalohet “rreptësisht”, Konjufca tha se ky Asociacion nuk do të jetë bartës i tretë i pushtetit lokal “midis komunave dhe qeverisë”.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Ky është “premtimi abstrakt”, tha Glauk Konjufca, përmes të cilit Kosova synon të merr njohen “de facto” nga Serbia, ndonëse nuk beson fare se Serbia do ta nënshkruaj atë më 18 mars.

“Në Ohër shkojmë me pozicionin tonë që marrëveshja është e konstruktuar kështu: ndodh njohja “de facto” dhe mëpastaj Kosova ia gjen modusin Asociacionit. Nëse nisemi prej të kundërtës, Kosova pëson edhe dëmtohet, dhe është gabim m’u pozicioniu ashtu. Është shumë e thjeshtë”, tha ai

“E para gjë është garancia e BE’së që Asociacionu nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, e dyta Kosova i tregon se çfarë komptenca jo-ekzekutive do të ketë Asociacioni, dhe e treta garancioni i ShBA’së dhe BE’së që ky Asociacion nuk do të jetë kurrfarë mekanizmi që shkon përtej asaj që lejon Kushtetuta e Kosovës”.

Më Shumë

Fisichella: Schumacher është Maradona i F1

Ish-piloti i F1, Giancarlo Fisichella ka folur për Michael Schumacher, duke bërë një krahasim me një tjetër të madh dhe kampion, por të futbollit,...

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Lajmet e Fundit