6.2 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Prokuroria e Prizrenit – aktakuzë ndaj të dyshuarit për grabitje të armatosur

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër D. G., për veprat penale të dyshuara grabitja dhe grabitja e ngelur në tentativë.

Sipas njoftimit, D. G., dyshohet se ka kryer këto vepra në dy raste të ndryshme në qytetin e Prizrenit dhe Prishtinës, duke shfrytëzuar forcën dhe kërcënimin e armëve të zjarrit.Sipas aktakuzës, më datë 27 janar 2023, rreth orës 15:09, në Prizren, në rrugën “Ahmet Prishtina”, D. G. ka kryer grabitjen e një objektit mikro financiar “F.”I njëjti i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit – në njërën dorë dhe duke mbajtur thikën në dorën tjetër, merr peng punëtorin e filiales Y. P., i cili në ato momente ishte në shkallët e objektit, të cilin e shtrëngon për krahu, me të cilin hyn brenda duke bërtitur dhe duke kërkuar para.

I pandehuri arrin që t’i marrë 11,370.00 euro, dhe ashtu i maskuar dhe me armët në duar largohet nga pjesa e pasme e objektit për në drejtim të panjohur.Me këto veprime i njëjti akuzohet se ka kryer veprën penale grabitja.Po ashtu, sipas aktakuzës më datë 3 maj 2023, rreth orës 16:01, në të njëjtën rrugë “Ahmet Prishtina” në Prizren, D. G. ka tentuar të kryejë një grabitje të dytë në të njëjtën objekt “F.”

Në aktakuzë sqarohet se i maskuar dhe nën kërcënimin e armës – pistoletës, i pandehuri tenton të kryej grabitjen mirëpo pengohet nga zyrtari për sigurimin e objektit – i dëmtuari S. Th., me të cilin konfrontohet fizikisht dhe i shkakton lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme të shëndetit.

I gjendur në situatë konfrontimi dhe i penguar nga zyrtari i sigurimit, i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.Me këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale grabitja e ngelur në tentativë.Sipas njoftimit të Prokurorisë, më datë 4 maj 2023, rreth orës 13:35, në Prishtinë, D. G. ka kryer një grabitje të tretë në një objektin e filialit mikro financiar “C.R.”.

I njëjti pasi një ditë më parë kishte kryer tentim grabitjen në Prizren, duke qenë në kërkim policor, me veturën e tij të arratiset në Prishtinë, i ndërron rrobat në veturë dhe i maskuar e nën kërcënimin e armës – pistoletës, futet brenda ku ishte e vetme arkëtarja A. F., të cilës i drejton armën e zjarrit.

E dëmtuara duke u ndier e kanosur dhe frikësuar i jep të hollat që kishte në tavolinë, në vlerë prej 2,280 euro, dhe ashtu i maskuar dhe me armë në dorë i pandehuri largohet nga pjesa e pasme e objektit për në drejtim të veturës me të cilën largohet në drejtim të panjohur.Me këto veprime D. G. akuzohet se ka kryer veprën penale grabitja.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Më Shumë

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Lajmet e Fundit