Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2023/2024.

Sipas njoftimit, konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2023 deri më datën 18.09.2023.

Këtë vit kjo Qendër do të pranojë rreth 4,000 studentë, për strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.

“Studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve. Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt. Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student”- thuhet në njoftim.

Tutje QS ka bërë të ditur se çmimi do të jetë 35 euro për muaj (20 euro banimi, 15 euro ushqimi).

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit