21.3 C
Prizren
E premte, 13 Qershor, 2025

Prokuroria në Prizren, kërkon dënimin e të akuzuarit për kanosje të prokurorit,Besim Susuri

Prokurori Ismet Tofaj, të premten, gjatë fjalës së tij përfundimtare, në rastin ndaj të akuzuarit Eshref Qafleshi, i cili akuzohet për kanosje ndaj prokurorit Besim Susuri, ka kërkuar që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Prokurori Tofaj, ka thënë se me administrimin e provave material dhe dëgjimin e dëshmitarëve, me padyshim është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj të dëmtuarit Besim Susuri, i cili ka qenë duke e kryer detyrën e tij zyrtare.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Adem Jetishi, në fjalën e tij përfundimtare, të paraqitur me shkrim, deklaron se për të ekzistuar vepra penale e kanosjes, duhet të ekzistojë rreziku real, serioz dhe i mundshëm, duke shtuar se klienti i tij nuk ka pasur për qëllim ta kërcënojë të dëmtuarin me fjalët që ka përdorur.

Sipas avokatit Jetishi, shprehja që ka përdorur i akuzuari “ki me pa se kush është Eshref Qafleshi” nuk tregon rrezik për të dëmtuarin sepse nuk tregon se çfarë e keqe mund t’i ndodh atij nga i akuzuari, andaj ka kërkuar që klienti i tij të lirohet nga akuza sepse në veprimet e tij nuk formohen elementet e veprës penale me të cilën ngarkohet.

Gjyqtarja e rastit, Ilirjana Hoti, ka shpallur të përfunduar procedurën penale në këtë çështje, ndërsa shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 2 maj 2018, në ora 15:00.

Ndryshe, Eshref Qafleshi, akuzohet se më 8 qershor 2016, pas mbajtjes së një shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Themelore në Dragash, ku ishte palë e dëmtuar, seriozisht e kanosë prokurorin Besim Susuri, ku fillimisht përdorë fjalë fyese ndaj prokurorit e më pas edhe e kanosë me fjalët “ki me pa se kush është Eshref Qafleshi”, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth.

Me këtë, dyshohet të ketë kryer veprën penale të “kanosjes” nga neni 185 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mund të dënohet nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Presidentja Osmani cakton 12 tetorin datë të zgjedhjeve lokale 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale në Republikën e Kosovës. “Ky vendim është...

Të zhdukurit në Prizren gjenden pas dy ditësh, kthehen në shtëpi

Personat që ishin raportuar të zhdukur më 10 qershor 2025 në Prizren janë gjetur dhe janë kthyer pranë familjes ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti...

Lajmet e Fundit