Prokuroria Themelore e Prizrenit ngrit aktakuza kundër 12 personave për vepra penale të ndryshme

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjithsej 12 personave, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale, duke përfshirë vjedhje, sulm, kanosje dhe dhunë në familje.

Dy aktakuza janë ngritur ndaj dy personave për veprën penale të “Vjedhjes”. Po ashtu, një aktakuzë tjetër rëndon mbi gjashtë individë, të cilët akuzohen për “Sulm” dhe “Lëndim të lehtë trupor”.

Ndërkohë, dy persona përballen me një aktakuzë për veprat penale të “Kanosjes”, “Sulmit” dhe “Dhunës në familje”.

Prokuroria ka ngritur gjithashtu një aktakuzë ndaj një personi për “Lëndim të lehtë trupor”, si dhe një tjetër ndaj një personi për “Vjedhje të rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Marketing

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë. E shoqëruar edhe...

Lajmet e Fundit