Në Suharekë është promovuar monografia historiko gjuhësore “Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe, si kriter i së vërtetës” i autorit Nuhi Veselajt. Me këtë studim, autori  Veselaj kishte nisur vite më parë për t’iu kundërvënë librit të akademikut serb, Milosh Milojeviq me titull “Udhëpërshkrimi i Serbisë së vërtetë” rreth gjuhës shqipe dhe shqiptarëve autokton në tokën e Kosovës.

“Nuhi Veselaj ishte një djalë skofiar fashti me plot devozion dhe pason. Ishte një mësues populli i orëve të para pas luftës së dytë botërore. Ishte një intelektual dhe arsimdashës por edhe arsimdhënës, ditë e natë i angazhuar për dritë të re e përparim  por edhe i penguar nga regjimi pushtues serbo sllav”  , tha Mazllum Baraliu.

“Ju do të thoni cfarë kemi bërë ne apo sic thonë kolegët tanë në Prishtinë që thonë, mos u merrni ju dhe mos humbni kohë me atë që bënë Serbia. Jo ska humb kohë. Se me këto vepra ajo ka mbajt këtë hapësirë ehe Kosovën edhe hapësirën tjetër. Vemiqi, me ribotimin si të themi të këtyre 3 fletoreve nga 10 sa ka shkrujatur Millojeviqi në vitet e 70 -ta, në një far mënyre e ka rikthyer rrotën e historisë” , theksoi Begzad Baliu.

Profesori Mustafa Ibrahimi,  tha se me këtë vepër të rëndësishme shkencore Veseli, e pasuron gjuhësinë tonë dhe onomastikën shqiptare dhe atë ballkanike në veçanti.

Nuhi Veselaj është studiues dhe shkrimtar, albanolog veteran i arsimit dhe njëri prej pionierëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës. Ai ka botuar më se 20 tituj studimesh nga fusha e gjuhësisë, si dhe më se 15 tituj nga fusha e krijimtarisë letrare, kryesisht letërsi për fëmijë.

Ky promovim përkon njëherësh edhe me përvjetorin e 90-të të lindjes dhe 75-vjetorit  të opusit  të veprimtarisë letrare e shkencore.RTK