2.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Provimit të maturës, do t’iu nënshtrohen 32 mijë maturantë

Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror e Maturës, Azem Guri, në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se, gjatë këtij viti, provimit shtetëror të maturës do t’i nënshtrohen rreth 32 mijë maturantë.

Ai ka theksuar se 28 mijë maturantë janë të rregullt në sistem, ndërsa pjesa tjetër janë maturantë të cilët nuk e kanë kaluar provimin gjatë viteve të mëparshme.

“Provimi shtetëror i maturës, do të mbahet më 6 qershor, pjesa e parë, ndërsa më 20 qershor, pjesa e dytë. Në pjesën e parë maturantët do tu nënshtrohem testeve nga lëndët e përgjithshme, ndërkaq në pjesën e dytë, ata do t’iu nënshtrohen testeve nga lëndët zgjedhore”, ka theksuar Guri.

Ai më tutje ka sqaruar se projektligji i cili parasheh që pragu i kalueshmërisë, të shndërrohet në prag ta arritshmërisë, për provimin shtetëror të maturës është në duart e deputetëve të Kosovës.

“Nëse deri në fund të majit kalon ky projektligj, kjo gjeneratë e maturantëve do t’i nënshtrohet provimit me pragun e ri, atë të arritshmërisë. Sa i përket përgatitjeve për provimin e maturës, jemi duke i kontaktuar drejtorët e të gjitha shkollave, sepse jemi të fokusuar që çështjen e administrimit (si pikë të dobët) ta fuqizojmë më tepër”, ka shtuar Guri. /Telegrafi/

Më Shumë

“Liria ka Emër” në Prizren për marshin e 17 shkurtit

Platforma “Liria ka Emër” ka qëndruar në Prizren në kuadër të organizimit të marshit të 17 shkurtit me ç’rast është pritur nga dega e...

14 vjet nga tragjedia në Restelicë

Sot shënohen 14 vjet nga një prej tragjedive më të rënda natyrore në Kosovë, kur fshati Restelicë në komunën e Dragashit u godit nga...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit