27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Pse po rrin qashtu bajat/ Një muaj paraburgim për prizrenasin që e rrahu me rrip gruan e tij

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se i ka caktuar masën e paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit të Gjykatës “i dyshuari M.G. me datë 27 shkurt, në orët e mëngjesit, në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin e të dëmtuarës, viktimës së ndjeshme – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme bashkëshortore lidhur me pretendimet e të pandehurit se e dëmtuara nuk po i kushton vëmendje, ditën e incidentit i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalët “pse po rrinë qashtu bajat” pastaj e sulmon fizikisht duke e kap për flokë, e godet me grushte në pjesën e kokës dhe në një gjendje të tillë i njëjti e merre një rrip të pantallonave – e shtrëngon rreth qafës, pastaj fillon ta godas me rrip në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’ rast të njëjtës i shkakton lëndime trupore, sipas raportit mjekësor“.

Më Shumë

Prizreni përforcohet me Zenel Gavazajn

Prizreni ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit me përvojë Zenel Gavazaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës në edicionin e ri garues. “Gavazaj është...

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Lajmet e Fundit