7.3 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Qasja në Kalanë e Prizrenit do të jetë me teleferik

Qeveria komunale e Prizrenit, të martën, ka miratuar vendimin për lejimin e shpalljes së tenderit për projektin e qasjes në Kala, përkatësisht ndërtimin e kabinës që lëviz në binarë.

Sipas zyrtarëve komunalë tenderi do të jetë ndërkombëtar për shkak të vlerës së lartë të projektit. “Ekzekutivi lokal ka marrë vendim për lejimin e zhvillimit të procedurave tenderuese për implementimin e projektit të qasjes në Kala, përkatësisht teleferikut. Tashti, pas këtij vendimi, ne do të iniciojmë procedurën në Zyrën e Prokurimit, që të hapet tenderi”, ka thënë drejtori i Urbanizmit, Visar Islamaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit ka ndarë një pjesë të buxhetit për këtë projekt, por po ashtu ka siguruar mjete të konsiderueshme edhe nga Qeveria e Kosovës.

“Projekti të cilin e kemi zgjedhur ka të bëjë me një kabinë që lëviz përmes binarëve dhe lokacioni është pak mbi Marashin dhe vjen në pjesën e prapme të Kalasë”, ka thënë Islamaj, duke shtuar se pas tenderimit do të nisë pjesa e implementimit të projektit.

Bazuar në të dhënat në buxhetin e Kosovës, MI në vitin 2017 ka planifikuar që të shpenzojë 1 milion euro për projektin e teleferikut në Prizren. Komuna e Prizrenit për këtë vit ka ndarë 80 mijë euro, derisa për vitin 2018 ka planifikuar 115 mijë euro dhe 100 mijë euro për vitin 2019..

Më Shumë

Gjysmëfinalet e Kupës që premtojnë spektakël

Koha është për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll që premtojnë spektakël. Pas sfidave shumë interesante në çerekfinale, katër skuadrat më të mira premtojnë...

Një i ri qëllon me armë zjarri nga automjeti në Gjonaj – arrestohet nga policia, arma sekuestrohet

Dje, rreth orës 12:15, Policia e Kosovës ka pranuar informata se në fshatin Gjonaj të Prizrenit, në afërsi të shkollës, janë dëgjuar të shtëna...

Lajmet e Fundit