Qeni kafshon një fëmijë në Rahovec

Sot në orët para të ditës, në afërsi të fabrikës së masave plastike në Rahovec, një qen ka kafshuar një fëmijë tetëvjeçar (A.Sh).

Fëmija është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec, ku i është ofruar ndihma e parë mjekësore, ndërsa më pas urgjentisht është dërguar në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

Gjendja e fëmijës është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa Policia në Rahovec ka nisur të hetojë nëse qeni ka qenë i vaksinuar apo ishte qen i braktisur. /RahovecPress/

Më Shumë

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Lajmet e Fundit