10.1 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

QKMF-ja në Prizren ofron shërbime të avancuara laboratorike

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë komunë do të ofrojë shërbime të avancuara laboratorike.

Ai ka thënë se shërbime të tilla ofrohen për herë të parë nga një QKMF.

“Për herë të parë në Kosovë një Qendër Kryesore e Mjekësisë Familjare do të ofrojë shërbime më të avancuara laboratorike. Nga premtja në QKMF – Prizren do të fillojmë me shërbimet laboratorike për analiza të hormoneve të gjëndrës tiroide dhe yndyrave. Me anë të këtyre analizave qytetarët me kohë do të mund t’i parandalojnë shumë sëmundje si dhe të kursejnë para. Kjo është një arritje e Drejtorisë së Shëndetësisë, e cila tashmë është vendosur në objektin e QKMF-së, për të qenë më pranë personelit dhe për të pasur koordinim më të mirë me ta”, ka thënë Haskuka.

Më Shumë

Kosova një hap nga Botërori – Sot hidhet shorti i fazës së tretë

Sot në Herning të Danimarkës do të hidhet shorti për fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 në hendboll për...

Policia ndalon një të ri në Prizren, i gjendet substancë narkotike gjatë kontrollit

Një kontroll rutinë i policisë në komunikacion ka rezultuar me procedim penal ndaj një të riu në Prizren, i cili dyshohet për drejtim të...

Lajmet e Fundit