20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Qosja: Koalicioni PDK-LDK, i dëmshëm për Kosovën

Rexhep QosjaAkademik Rexhep Qosja, në një intervistë për “Epokën e re” për 28 nëntorin, 102-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ka thënë se kjo festë po i gjen shqiptarët më mirë se asnjëherë në historinë e tyre prej se historia merret me ta.

Duke folur për zhvillimet politike në Kosovë gjatë muajve të fundit, prej zgjedhjeve të 8 qershorit, Qosja ka thënë se këto zhvillime kanë sjellë shumë dëshpërim në të gjitha shtresat shoqërore kosovare.

Akademik Qosja koalicionin PDK – LDK e ka quajtur të dëmshëm pasi, sipas tij, ky koalicion mund t’i sjellë edhe ndonjë befasi fyese, përulëse, Kosovës!

“Pse them kështu? Them kështu sepse ky koalicion mund t’ia sjellë Kosovës një dhuratë danaike – mund t’ia sjellë Kosovës kryeministër kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën”, është shprehur Qosja. Ai thotë se është duke u çuditur dhe shumëkush po çuditet se si asnjë anëtar i PDK-së nuk e ngriti zërin kundër Isa Mustafës, kundër kandidatit të LDK-së për kryeministër të Kosovës. “Është ky një turp partiak i PDK-së, padyshim. Pse anëtarët e PDK-së nuk e ngrehin zërin kundër këtij koalicioni të çoroditur e të dëmshëm?”, ka thënë Qosja.

Kurse, sa i perketë festës së 28 nëntorit, dhe se a duhet të ndihen krenarë të gjithë shqiptarët për këtë këtë festë, Qosja ka thënë se ky 28 nëntor, që është njëzetetetë nëntori i njëqind e dyvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, po i gjen shqiptarët më mirë se asnjëherë në historinë e tyre prej se historia merret me ta, me organizimin e tyre shtetëror, me jetën shoqërore dhe kulturore të tyre.

“Shqiptarët sot kanë dy shtete, dy shtete që i bëjnë faktor me rëndësi të dukshme, madje të madhe në rajonin e Ballkanit. Shqiptarët në Maqedoni kanë arritur të bëhen subjekt politik, shoqëror e kulturor historik dhe me shpresën se kjo gjendje e tyre, këtë subjekt të tyre politik, logjika historike do ta bëjë gjithnjë e më të dukshëm, gjithnjë e më të plotë, gjithnjë e më vendimtar. Subjekt historik shoqëror dhe kulturor pashmangshëm do të bëhen edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe të Malit të Zi, natyrisht me kusht në qoftë se nuk vazhdojnë të largohen prej vatrave të tyre:, ka thënë akademik Qosja.

Më Shumë

Zhduket policja nga Rahoveci

Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën. Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët. Rasti u konfirmua për...

S’ka fitues në klasiken evropiane, gjithçka vendoset në ‘Santiago Bernabeu’

Ka mbaruar pa fitues derbi i gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Real Madridit. Përballja ishte e zjarrtë nga minuta e parë,...

Lajmet e Fundit