Quni e krahason zbarkimin e FSK-së në Kuvajt, me atë të Neil Armstrong në Hënë

Sot ka nisur ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit.

Me këtë rast, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, zbarkimin e ushtarëve të FSK-së në mision paqeruajtës në Kuvajt e ka krahasuar me hapin e astronautit Neil Amstrong në Hënë.

“Ky hap mund të duket i vogël për ushtarin në këtë mision historik ashtu sikur hapi i astronautit Neil Armstrong në Hënë. Hapa të tillë të vegjël janë hedhur disa herë ashtu siç i kanë hedhur ushtarët e FSK-së në trajnimet, përgatitjet, shkollimet dhe ushtrimet e tyre të pareshtura për të arritur deri në pikën kur bëhemi faktor i rëndësishëm i mbrojtjes dhe sigurisë për paqen botërore. Ne sot kemi të drejtë të jemi krenar sepse flamuri ynë po lartësohet përkrah flamujve të ushtrive më të fuqishme”, ka shtuar ai.

Më Shumë

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë. E shoqëruar edhe...

Lajmet e Fundit