Quni: Ka një dakordim mes partnerëve qeverisës që të ketë shërbim të detyruar ushtarak tremujorë

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Anton Quni, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka thënë se ka një dakordim për të filluar shërbimin ushtarak.

“Shërbimi ushtarak ka qenë pjesë e programit qeverisës mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe në qeverisjen e tanishme ka një dakordim mes LDK-së dhe partnerëve qeverisës se duhet të ketë shërbim ushtarak. Që të gjithë janë dakord që të ketë një shërbim ushtarak obligativ tre mujorë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Quni thotë se edhe personalisht e mbështet fuqishëm shërbimin ushtarak për të rinjtë e Kosovës.

“Ky shërbim është i mirë për sigurinë e Kosovës, rininë e Kosovës që të kalojnë këtë fazë të rekrutimit dhe të marrin njohuri shtesë jashtë programit arsimorë që ne e kemi sot në shkollat tona”.

Ministri i Mbrojtjes thotë se janë në fazat fillestare të këtij projekti dhe sipas tij duhet koordinim shumë i madh ndërmjet ministrive.

“Duhet të ketë një koordinim edhe me komunat pasi mund të ketë efekt edhe te to nëse kemi të bëjmë me numër të madh”.

Quni thotë se po mendohet që shërbimi ushtarak do të fillojë nga mosha 18 vjeçare./Telegrafi/

Më Shumë

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit