19.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

Quni: Me fat Kurban Bajrami!

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Bjramit.

“Uroj që festën e Bajramit dhe të gjitha festat tjera, t’i presim në kushte më të mira”, thuhet në urimin e Qunit.

Postimi i plot

Të gjithë pjesëtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, miqve dhe bashkëpunëtorëve vendor e ndërkombëtar të besimit islam dhe gjithë qytetarëve të besimit mysliman, përzemërsisht,

Urime festa e KURBAN BAJRAMIT, me shumë shëndet, solidaritet midis njerëzve, paqe, suksese, respekt e dashuri në familjet tuaja.

Uroj që festën e Bajramit dhe të gjitha festat tjera, t’i presim në kushte më të mira, pa frikë nga infeksionet e pandemisë, por së bashku me vizita të ndërsjella ashtu si ka qenë tradita.

Urime dhe me fat!
Anton Quni,
Ministër i Mbrojtjes

Më Shumë

Aksion i Policisë në zonën kufitare, katër sirianë dyshohen se gjuajtën në drejtim të tyre

Policia e Kosovës është vënë në lëvizje të enjten, pas informacioneve të marra nga Policia e Shqipërisë, se disa persona kanë provuar të hynë...

Gjendet burri i zhdukur në Prizren

Policia e Kosovës njoftoi se është gjetur të dielën një burrë nga Prizreni, që është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Lajmin për “Betimi...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit