(E plotësuar) Bedri Bytyçi, që i thotë vetes imam në Fortesë të Rahovecit, ka mbyllur llogarinë në FB, pasi ka fshirë postimin e turpshëm për babën e Ramush Haradinaj, ku tha se asnjë hoxhë s’bën të shkojë në varrimin e tij, të hënën, në Gllogjan.
Bytyçit i ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës duke thënë se i njëjti s’është fare pjesë e imamëve të BIK’ut, por vetëm i thotë vetës ashtu, shkruan Express.
Madje, Sabri Bajgora, Kryeimam, tha se po të ishte pjesë e BIK’ut, ndaj Bytyçit do të merreshin masa të menjëhershme. Ka thënë se kush është “ai që e cakton se kush duhet të marrë pjesë në një varrim e kush jo”.
Kryeimami i Kosovës thotë se Bedri Bytyçi s’është imam i Bashkësisë Islame
Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora ka thënë se Bedri Bytyçi nuk është imam i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ka thënë se po të ishte imam do të përjashtohej menjëherë për deklaratat skandaloze që dha sot për të mos marrë pjesë asnjë hoxhë në varrimin e babës së Kryeministrit Haradinaj.
Kryeimami i Bashkësisë Islame, Sabri Bajgora, ka reaguar pas deklarimit të Bedri Bytyçit, i cili iu bëri thirrje hoxhollarëve që mos ta varrosin Hilmi Haradinajn, babain e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Bajgora në një përgjigje për Insajderi, ka thënë se Bedri Bytyçi nuk është imam i Bashkësisë Islame, duke shtuar se ai vetëm e quan vetën të tillë.
“Ai nuk është imam i Bashkësisë Islame. Ve veti i thotë që është hoxhë, por nuk është”, ka thënë Bajgora për Insajderi.
Kryeimami ka shtuar se po ta kishte thënë ndonjë imam i BIK-ut, atë që e ka thënë Bytyi, automatikisht do të përjashtohej nga Bashkësia Islame e Kosovës.
“Po qysh nuk kishim marrë masa. Nëse ai, ose kushdo tjetër, do të ishte imam i BIK-ut, edhe e thotë një këso deklarate, automatikisht do të merreshin masa ndaj tij. Kush është ai, ose kushdo tjetër që me tregu se kush duhet me e varros e kush jo”, ka shtuar Bajgora.
Hoxha fshin postimin e turpshëm për babën e Ramushit
Një hoxhë mediokër nga një fshat i Rahovecit e ka fshirë postimin në të cilin bënte thirrje që asnjë hoxhë të mos shkojë në varrimin e Hilmi Haradinajt, babait të Kryeministrit.
Bedri Bytyqi e ka fshirë postimin pak minuta pasi Express raportoi se i njëjti hoxhë ka shkelur të gjitha rregulla te Bashkësisë Islame të Kosovës. Madje, ka shkelur edhe thirrjen e Kryeimamtit të Kosovës, Sabri Bajgora, i cili një ditë më parë bëri thirrje imamëve që mos japin ligjërata që lëndojnë ndjenat e njerëzve.
Bytyqi përpos Imam në një fshat të Rahovecit është edhe pjesë e Partisë Fjala të Gëzim Kelemendit.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/e-turpshme-cfare-i-bie-ne-mend-nje-hoxhe-nga-partia-e-gezim-kelmendit-per-baben-e-ramushit-548973/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright