4.9 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Rahovec: Një burrë sulmohet nga disa persona, bëhet për spital

Një person është sulmuar fizikisht të shtunën në Rahovec nga disa persona.

 

Viktima është në gjendje të rëndë dhe gjendet në spitalin rajonal të Gjakovës.

Vëllai i viktimës ka folur për Klankosova.tv lidhur me rastin.

“Vëllai im është sulmuar nga disa persona në qendër të Rahovecit të shtunën. Atij ia kanë thyer duart dhe ia kanë çarë kokën. Ai është në spitalin rajonal të Gjakovës, në gjendje të rëndë” – tha ai.

Ai theksoi se personat në fjalë i dijnë se kush janë.

Sipas tij policia nuk po ndërmerr masa dhe se të dyshuarit janë me precedentë penalë.

“Personat në fjalë ne i njohim. Policia nuk po merret me rastin. Është arrestuar një person por jo kryesori. Rastin është dashur ta marrin hetuesit rajonal dhe jo ata të Rahovecit” – theksoi ai.

Burri shtoi se i dyshuari kryesor i cili ia ka sulmuar vëllain vazhdimisht e pengon atë në punë dhe i bën probleme.

“Personi në fjalë është kokrra e kriminelit. Ai vazhdimisht vjen tek unë në servis dhe më pengon më bën probleme. Për shkak të tij unë i kam vendosur kamerat edhe në shtëpi edhe në servis”.

Më Shumë

Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Dragash

Në Dragash është hapur sot zyra e re e Postës së Kosovës.Zyra është vendosur në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Menaxheri i Postës...

Plagosja në Prizren, motiv dyshohet konflikti për kullotjen e bagëtive

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit, dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, bëri të ditur për...

Lajmet e Fundit