10.9 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Rahovec:Fillon regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta në Shkollat e Mesme të Larta dhe në Shkollën Profesionale në Komunën e Rahovecit. Regjistrimi do të bëhet duke u bazuar në konkursin publik i cili është përgatitur nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe që është në uebaqen zyrtare të Komunës në vegëzen: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2018/06/Klasat-e-X-ta-qershor-2018.pdf.

Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Rahovecit thotë se nga sot ka filluar regjistrimi i nxënëseve në klasa të dhjeta, për vitin shkollor 2018/2019. Regjistrimi do të zgjasë deri me 21 Qershor 2018.

Drejtori Morina shprehet se në koordinim me drejtorët e shkollave është i përgatitur për këtë proces të regjistrimit, gjithashtu ai thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet për përfundimin e vitit shkollor 2017/2018.

 

Më Shumë

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

Lajmet e Fundit