8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Rasti Dehari, Prokuroria Speciale: Do të zhvillojmë hetime të pavarura dhe profesionale deri në ndriçimin e plotë të rastit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve, 22.10.2020 dhe 23.10.2020, në Kosovë kanë qëndruar ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore të Lozanës, të cilët kanë përpiluar ekspertizën ligjore për rastin “Dehari”.

Sipas një njoftimi thuhet se gjatë këtyre dy ditëve, ekspertët e institutit të Lozanës kanë marrë pjesë në procedurën hetimore të këtij rasti, i cili është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale.

Tutje në njoftim thuhet se pas marrjes së informatave më të hollësishme dhe ekzaminimeve të bëra, ekspertët e këtij instituti do hartojnë një raport shtesë lidhur me të gjeturat e grumbulluara përgjatë këtyre ekzaminimeve, ku raportin në fjalë do t’ia dërgojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Prokuroria Speciale siguron familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore do të zhvilloj hetime të pavarura dhe profesionale deri në ndriçimin e plotë të këtij rasti”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PSRK-së. /Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohen tre persona për grabitje në Prizren, një i dyshuar ende në arrati

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast grabitjeje që ka ndodhur në Prizren, ndërsa një i dyshuar tjetër është...

Veshja tradicionale e Hasit nis rrugëtimin drejt UNESCO-s/Video

Veshja tradicionale e Hasit, një ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, pritet të nisë rrugëtimin drejt UNESCO-s. Për të siguruar pranimin e saj...

Lajmet e Fundit