5.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Reagon agjensia ‘Sharr Travel’, ku ishin të punësuar dy të rinjtë që vdiqën në autostradë

Dy punëtorët e Sharr Travel, Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”. Për vdekjen e tyre, kanë reaguar edhe kompania ku ata ishin të punësuar si konduktor.

Përmes një postimi në Facebook, Sharr Travel ka shprehur ka njoftuar për vdekjen e dy punëtorëve dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimave.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që dy punëtorët e agjencisë tonë Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni kanë ndërruar jetë pas një fatkeqësie . Ngushëllime për familjet, miqtë dhe stafin .

Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konstatuar se dy personat vdiqën pasi dolën nga autobusi i ndalur jashtëligjshëm në autostradë.

Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

“Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdekjen pasi që dy viktimat kanë dal nga autobusët”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Express

Më Shumë

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

Lajmet e Fundit