Humnera në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ku dyshohet se e gjeten vdekjen dy të rinjtë,Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni

Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni janë dy të rinjtë që humbën tragjikisht jetën në autostradën “Ibrahim Rugova” në orët e para të mëngjesit.

Ata dyshohet se kanë gjetur vdekjen, derisa kanë provuar të kapërcejnë hapësirën në mes, e cila ndanë dy trasetë e autostradës.

Gazeta Express ka siguruar edhe fotot nga vendi ku ka ndodhur tragjedia.

Për vdekjen e dy të rinjve, ka njoftuar edhe agjencia “Sharr Travel”, të cilët edhe u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Për rastin zyrtarisht kanë folur edhe nga Policia e Kosovës, ku kanë treguar se hapsira mes dy traseve është rreth 3 metra.

“Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër  kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m. Viktimat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve ( konduktor)”, thuhej në njoftimin e Policisë lidhur me rastin.. /GazetaExpress/

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit