9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Real Madrid-i synon ta rikthejë Diaz-in, por futbollisti e dëshiron Milan-in

Brahim Diaz me kënaqësi do ta zgjaste qëndrimin e tij në Milano nëse do të ishte e mundur, por klubi i tij mëmë, Real Madrid, e dëshiron atë të kthehet në verë, në mënyrë që ta shesin për një tarifë më të madhe.

Kuqezinjtë gjithashtu do ta mbanin me kënaqësi Diaz-in në “San Siro” përtej fundit të sezonit për shkak të paraqitjeve të tij të rëndësishme në ndeshjet e mëdha të fundit, por një marrëveshje për ta mbajtur atë, ka filluar të duket paksa e komplikuar.

Deri në fund të këtij sezoni, Diaz do të ketë kaluar tre sezone radhazi duke luajtur në Milano si huazim nga Madridi, por marrëveshja e tij më e fundit dyvjeçare e huazimit do të përfundojë në qershor dhe ai ka kontratë të lidhur me Real-in deri në verën e vitit 2025.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milan-i ka mundësi të blejë Diaz nga Madridi për një tarifë prej 22 milionë euro, megjithatë në rast se ai shitet, Real Madridi ruan opsionin për ta rikthyer atë menjëherë për 26-27 milionë euro.

Gazeta italiane beson se Real Madrid do të ketë fjalën e fundit në këtë çështje falë klauzolës së tyre të blerjes dhe ata mund të vendosin ta kthejnë atë në Spanjë vetëm për ta shitur për një tarifë më të madhe se ajo që u negociua me Milan-in.

Në realitet, kuqezinjtë kanë pak për të thënë në tryezën e bisedimeve, megjithëse presidenti i kuqezinjve, Gerry Cardinale, është i përgatitur të bëjë një lloj marrëveshjeje me gjigantët spanjollë.

Marrëdhëniet mes dy klubeve më të suksesshme në historinë e Ligës së Kampionëve mbeten pozitive dhe është ende e mundur që ata të arrijnë një marrëveshje alternative.

Me paraqitjet e tij të fundit mbresëlënëse kundër Juventus-it dhe Tottenham-it në Ligën e Kampionëve, është e qartë se Diaz do të kishte një ndikim pozitiv në skuadrën e Stefano Pioli-t nëse ai do të kthehej për një sezon të katërt në vitin e ardhshëm.

Kujtojmë që 23-vjeçari deri më tani numëron 110 ndeshje në të gjitha garat me fanellën kuqezi, prej të cilave ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 10 asistime.

Albanian Post 

Më Shumë

Lajmet e Fundit