18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Revolucioni i Egjiptit, me dy filma kontraverzë në Dokufest

Egjipti, një territor interesant filmik, edhe sivjet zë vendin e tij meritor në Festivalin e Filmit dhe Dokumentarit – Dokufest, me regjisorët më të mirë. Karim Aitouna është producent nga Egjipti i cili vjen për herë të parë në DokuFest. “Je suis le Peupe” është tregimi mbi protestat antiqeveritare në Egjiptin e vitit 2011-të.

“Është një shikim mbi jetërat e familjeve të ndryshme në Egjipt, në Kairo, kur ndodhin këto protesta. Filmi më shumë merret me fshatarët dhe dëshpërimin e tyre me zhvillimet nën ombrellën e Mubarakut. Dokumentari tregon edhe për Morsin dhe për jetën e cila në tërësi nuk ndryshon shumë, përkundër mizorive” tregon producenti i filmit 111 minutësh i cili ka marrë çmime në Rotterdam Festival, në Vankuver e në Belfort.

“Në film tregohen edhe dy të rinj të cilët lirohen nga burgu në Egjipt dhe më pas i bashkohen forcave të ISIS-it. Në njëfarë mënyrë, dora e drejtësisë dështon dhe ajo bëhet krejt e parëndësishme në këtë kontest. Në Kairo Film Festival filmin e larguan nga konkurrenca dhe i dhanë një shantazh gjithandej” tregon regjisori, i cili kujton sheshin Tahrir dhe gjithçka që ndodhi brenda disa ditëve atje.

Aitouna tregon edhe për planet e tij, për filmat të cilët thotë se do të donte që ta kishin premierën në edicionet e ardhshme të DokuFest. Ai po punon në një film mbi Marokun, me një regjisor polak, dhe thotë se kësisoj do të mund ta tregonte historinë e shtetit të tij në anë të ndryshme të botës.
Aitouna ka diplomuar për juridik, studime filmike dhe menaxhim arti. Ai ka prodhuar filma dokumentarë, filma të metrazhit të gjatë dhe seri televizive.
Është edhe anëtar i Cannes Producers dhe Eurodoc.

Edhe Amal Ramsis e di mirë ndjenjën e të xhiruarit në situata kontraverze, në shesh në mesin e shumë protestuesve që kërkojnë drejtësi. Ajo ka realizuar filmin

“The trace of butterfly”, një tregim mbi Çegevarën e Revolucionit të Egjiptit – Mina Daniel. Mina u vra në masakrën e vitit 2011-të në Maspero, ku 27 persona humbën jetën.

Ajo ka marrë motrën e Daniel e cila qysh në ditën kur iu vra vëllai, nisi revolucionin e saj personal. Ajo la burrin dhe jetën tradicionale, doli në shtyp me zërin e arsyes dhe u bë një ndër zërat kryesorë në revolucionin e Kairos.
“Ka pasur momente kur kam dashur të ndaloj, por prapë personazhi im më ka shtyrë drejt xhirimit. Në Egjipt, nuk ka hapësirë konvencionale për xhiruar, por ne si regjisorë kemi trikat tanë. Unë e morra motrën e martirit, u nisa me të nëpër rrugë dhe nisëm të xhironim situata që na vinin aty për aty. Ka shumë pak intervista” tregon Ramsis. / KultPlus.com

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1391 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit