15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Konkurrenca kombëtare, sivjet shumë e fortë në Dokufest

“Nuk është koha për kitarë”, është një tregim që sjellë momente harrese e zapullimi brenda katër mureve të një familjeje, e cila po kalon ditë lufte. Presioni nga familja, presioni nga fëmijët e nga nëna dhe nga gruaja, është sfida më e madhe në film e aktorit Veton Osmani. Filmi me regji dhe skenar të Ariel Shaban ka qenë mbrëmë i pari që është shfaqur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit dhe Dokumentarit – Dokufest, kjo në kuadër të konkurencës së filmave të shkurtër nacionalë.

Filmi sjellë tensionin e katër mureve dhe idenë e luftës së burrit, asaj jashtë shtëpisë. Pasi është shfaqur në 12 minuta, dhe ka hapur rrugën edhe për tre filma të tjerë që u dhanë mbrëmë, regjisori tregon se ideja e një “tuci” – frikacaku në film është interesante dhe një trajtim që ai e bën kësaj radhe ndryshe.
“Filmi është bazuar në ndjenjat e mia e jo në përjetimet e mia. Shumicën e kohës plot nga ne kemi nejtë mbyllun në banesat tona, me njerëz e mosha të ndryshme. Në çdo moment mund të ndodhë diçka. Në momentin që futet stresi në mesin e njerëzve atëherë vjen thelbi i tregimit. Stresi nga jashtë e më pas edhe stresi i grave se pse burri i shtëpisë nuk ka dalë në luftë, stresi me plakën e shtëpisë që harron, stresi i fëmiut rebel. Streset transmetohen tek njëri tjetri” thotë Shaban.

“Është hera e parë që punoj me Arielin dhe ishte eksperiencë e mirë. Filmi më ka bërë ta shoh ndryshe edhe luftën dhe momentet brenda shtëpisë gjatë kësaj lufte” tha pas filmit Adriana Matoshi

Filmi “Dita e Pensionimit”, – në 14 minuta sjellë një profesor dhe një ngjarje që teknologjia e ka keqkuptuar, apo ndoshta edhe fëmijët e shkollës.
Një profesor – pishtar i dijes, nuk masturbon por duket sikur po e bën një gjë të tillë. Filmi me tekst të Dituri Nezirajt dhe regji të Fisnik Mujit krejt në fund tregon për mesazhin senzibilizues që jep, që teknologjia sado e afërt të duket ka shkaktuar probleme të njëpasnjëshme, madje deri në më tragjiken.
“Music Box” ishte filmi i tretë që mbrëmë u dha në DokuFest. Selena është studente në një shkollë baleti në Bullgari, ndërsa gjatë orëve të natës punon si striptizere në klub nate.

Ajo nuk është në dijeni se në shtëpi po e pret ferri, nëna dhe babai i saj – një dyshe që lufton dhe gjuan akuza kurvërie me njëri tjetrin, pa idenë se vajza e tyre po ecë nëpër një rrugë tranzicioni, mes baletit dhe nudizmit.

E krejt në fund të kësaj nate të shfaqjes së filmave të konkurrencës kombëtare, filmi “Çlirimi” me regji të Burim Halitit sjellë një dyshe që mbetet e ngujuar në një shkollë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Shumë komike, pak tragjike, situata tregon mbi provën e mbijetesës së një mësuesi dhe nxënësit të tij.

“Ka qenë një eksperiencë e mirë të luaj në këtë film. Sado që jemi patriotë, gjërat e tilla kanë ndodhur” thotë aktori kryesor në film, Xhelal Haliti. Filmi sjellë edhe momentet kur dyshja tregon mbi aeroplanin e tyre me të cilin duan të largohen nga jeta e luftës, ndërsa në fund hasin në ushtrinë serbe.

Pos këtyre katër filmave, janë edhe shtatë të tjerë në konkurrencën e filmave të shkurtër kombëtarë. Çmimet e festivalit DokuFest ndahen me 16 gusht, në natën e fundit. / KultPlus.com

Më Shumë

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren,...

O Zot që fatet tona në dorë i mban!

Poezi nga Ndoc Gjetja O Zot që fatet tona në dorë i mban! Na ruaj nga shëndeti trashaman, na ruaj nga orekset e Sanço Pançës, na ruaj nga...

Lajmet e Fundit