Rexhaj: Së pari zgjedhjet, pastaj e zgjedhim presidentin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se fillimisht duhet të ketë zgjedhje e më pas të zgjidhet presidenti.

“Partitë politike kanë propozuar kandidatët për president, si AAK-ja, PDK-ja e Nisma, ndërsa LDK e mban qëndrimin që ky pozicion i takon PDK-së dhe kjo është ftesë për të hyrë në qeveri”, ka thënë Rexhaj.

Ai këtë e ka vlerësuar si shantazh politik të partive për të mos shkuar në zgjedhje.

“Çështja se çfarë përfaqëson presidenti, sepse presidenti sipas Kushtetuetës e përfaqëson unitetin e qytetarëve. Mendoj që një president duhet të zgjidhet me një votë unifikuese. Partitë politikë duhet të shkojnë në zgjedhje për ta parë edhe reflektimin e partive dhe në një realitet të ri mund të kemi një pasqyrë të re se çfarë mendon sovrani”, ka thënë Rexhaj.

Sipas tij, presidenti do të duhej të ishte një person që unifikon dhe përfaqëson të gjithë.

“Unë e kontestoj frymën e zgjedhjes së presidentit, prandaj duhet të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Rexhaj. /RTKLive/

Më Shumë

90 vjet më parë u lind Bekim Fehmiu

Ylli i kinematografisë shqiptare, Bekim Fehmiu u lind me 1 qershor 1936 në Sarajevë. Ai studioi në Universitetin e Beogradit për film prej vitit 1956...

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Lajmet e Fundit