2.3 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Rexhep Selimi në Vërmicë: Mytaheri është letërnjoftimi ynë i identiteti patriotik dhe i përket një familjeje kombëtare

Në takim me banorët e fshatit Vërmicë, kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i shoqëruar edhe nga deputetë të tjerë, si dhe kandidatja për asamble komunale, Dafina Kolukaj, ka vijuar t’i shpalosë disa nga 43 zotimet e tij për Komunën e Prizrenit.

Banorëve të Vërmicës u foli edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës Rexhep Selimi, i cili të pranishmëve, për kandidatin për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskukën, u tha:

“Kemi një ekip shumë të mirë, gjithashtu edhe lista e kandidatëve për asamble komunale është e mirë. Në ballë të këtij ekipi është një njeri, një punëtor i madh, i cili ka lënë gjurmë edhe në rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje, e sidomos në këtë mandatin e fundit si deputet i Parlamentit të Kosovës, duke u zgjedhur për herë të dytë deputet”.

“Lëvizja Vetëvendosje! është krenare që në krye të Prizrenit do të udhëheq një njeri me virtyte të larta njerëzore”.
Zgjedhja mes kandidatëve të tjerë për kryetar dhe Mytaherit është thelbësore, edhe në përmbajtje, edhe në orientim, por do të jetë edhe në kohë, sepse rivalët tjerë do t’i takojnë së kaluarës, e Lëvizja Vetëvendosje ka filluat t’i takojë së ardhmes, e cila do të jetë e ndryshme nga e kaluara.

Mytaher Haskuka është letërnjoftimi ynë i identiteti patriotik dhe i përket një familjeje kombëtare.”

Pas këtij fjalimit të Rexhep Selimit, kandidati për kryetar të Prizrenit, prof.dr. Mytaher Haskuka, foli për 43 zotimet e tij për Prizrenit.

Më Shumë

U paralajmërua për acar dhe temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar rreth lajmeve se fundviti në Kosovë do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me...

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor...

Lajmet e Fundit