21.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Romani i Meral Kureyshi, në garë për më të mirin

Kopshti i gjyshërve i mbetur në mendje, bashkë me ngrohtësinë që të jep Prizreni. Qytetin e saj të lindjes shkrimtarja Meral Kureyshi e viziton çdo vit, e cila prej vitesh jeton në Zvicër. Në fakt, ajo thotë se tani jeton mes Prizrenit dhe qytetit Bernë.

Kureyshi e cila ka studiuar në Institutin e Letërsisë Zvicerane në Biel, me romanin e saj “Elefanten im Garten” është nominuar për çmimin për të madh të letërsisë që ndahet në Zvicër. Pesë të nominuarit për këtë çmim janë përzgjedhur nga juria për nga 90 tituj, aq sa kanë konkurruar.

“Njerëzve u pëlqen ta lexojnë ‘Elefanten im Garten’”, thotë Meral Kureyshi për “Zërin”, e cila në Zvicër jeton që në vitin 1992.

“Është kënaqësi të ndash një rrëfim, ngjarje me shumë njerëz”, vazhdon rrëfimin e saj shkrimtarja e cila fëmijërinë e ka kaluar në qytetin e lindjes, në Prizren.

“Prizreni jeton ende në mendjen time. Narratorja udhëton, kthehet në Prizren pas 13 viteve”, tregon Meral Kureyshi për librin e saj derisa thotë se gjithçka ka ndryshuar.

“Gjyshërit i vdesin. Pastaj i vdes edhe babai”, është shprehur autorja e “Elefanten im Garten”, duke treguar për disa nga temat që trajton romani i saj.

Në listën e ngushtë për Çmimin “Libri më i Mirë Zviceran” përveç Meral Kureyshi me librin e saj “Elefanten im Garten” janë edhe Martin R. Dean “Verbeugung vor Spiegeln”, Dana Grigorcea “Das primäre Gefühl der Schuldlosigkeit”, “Ruth Schweikert “Wie wir älter werden” dhe Monique Schwitter “Eins im Andern”. Ndër fituesi e këtij çmimi që do të bëhet i ditur më 8 nëntor në festivalin e letërsisë “Buchbasel” në Bazel, ku do të ndahen 40 000 CHF, 30 mijë për fituesin, dhe nga 2500 për të nominuarit e tjetër për çmim.

Sipas zëdhënëses së jurisë, Corina Caduff, të pesë titujt e librave sjellin probleme aktuale shoqërore, mbi kombësinë e gjuhën.

“Narratorja e kujton kohën në Prizren. Ajo rrëfen për Zvicrën”, thotë Meral Kureyshi, derisa tregon se narratorja është 24-vjeçare kur babai i saj vdes.

“Ajo udhëton shumë që të kthehet në Prizren. Ajo dhe unë jetojmë me një gjë në mes. Mes Prizrenit dhe Bern”, është shprehur shkrimtarja, e cila pas përfundimit të studimeve ka themeluar “Atelienë e lirikës” në Bernë.

“Është një rrëfim familjar. Është një lidhje e veçantë mes babait dhe vajzës”, tregon Kureyshi për romanin “Elefanten im Garten”, derisa thotë se është një tregim për vdekjen, për përkohshmërinë, për dashurinë.

“Elefanten im Garten”, i botuar në verën e këtij viti, tregon historinë e një familje që ikë në vitet 90-ta të shekullit të kaluar, para luftës në Kosovë në Zvicër. Është historia e një vajze që përballet me dy kultura të ndryshme, dhe historia e një gruaje të re, e cila ka rrënjët pas vdekjes së babait të saj të dashur.

“Librat që janë nominuar janë të gjithë shumë të mirë. Nuk ka favorizime. Nga 90 libra 5 janë nominuar. Jam shumë e kënaqur”, është shprehur Meral Kureyshi, derisa thotë se juria ka bërë përzgjedhjen e pesë të shkrimtarëve që janë në listë të ngushtë për çmimin më të madh të letërsisë në Zvicër.

“Disa nga shkrimtarët e mi të preferuar janë: Ruth Schweikert, Navid Kermani, Eva Seck, Jürg Halter, Christian Zehnder, Nizami, Ismail Kadare, Orhan Pamuk”, ka treguar Kureyshi, e cila është e mendimit se tregimet janë të rëndësishme dhe që përcjellin sensin e kohës.

“Unë shkoj çdo vit në Prizren. Është një vend i bukur”, thotë shkrimtarja, që duke folur për refugjatët nëpër botë shprehet se ka shumë njerëz nëpër botë që kanë frikë nga të huajt.

“Kjo është e gjitha. Kjo është keq”, tregon Meral Kureyshi, derisa shprehet se si refugjatë përballesh me shtëpi të re, gjuhë të re, sfida të reja, shoqëri të re, pa familje. Ai thotë për gazetën se nga Prizreni kujton kopshtin e gjyshërve të saj.

“Kujtoj kikirikët e mbështjellë në letër. Ngrohtësinë. Shumëgjuhësinë. Koncertet në Domkultura. Lumin. Xhemerin tim të verdhë”, ka thënë Kureyshi, e cila nuk e mendon fitoren.

“Unë nuk po mendoj rreth fitores. Unë jam e kënaqur që jam nominuar. Gjëja me e mrekullueshme është se unë mund të ndaj rrëfimin tim me shumë njerëz”, ka thënë Meral Kureyshi, e cila gjithmonë ka shkruar shumë dhe që shkrimi ka qenë mik i saj që në fëmijëri.

Kureyshi, e lindur në Prizren më 1983, në një familje turke, po ashtu ka organizuar punëtori poezi për fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit në Bernë. /Zëri

Më Shumë

Në shkollat e Prizrenit nisin vizitat sistematike mjekësore, Totaj e shikon procesin nga afër

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar shkollën “Mustafa Bakiu” për ta inkurajuar dhe përshëndetur personelin mjekësor dhe nxënësit në kuadër të...

Totaj takon kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit

Kryetari I Komunës, Shaqir Totaj u takua sot me kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve  të Prizrenit. Ai i ka përgëzuar ata për marrjen...

Lajmet e Fundit