14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Rrahim Susuri jep dorëheqje nga Vetëvendosje, akuzon keq Haskukën

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Zhur, Rrahim Susuri, ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.

Ai, në arsyen e dorëheqjes, ka akuzuar kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën nuk po i qëndron besnik premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore, shkruan PrizrenPress.

“Pesë muaj të tëra nuk e pa të udhës as të na takojë”, tha Sususri.

“Komunikimi u ndërpre, u harruam, u anashkaluam deri në përbuzje”.

“Gjatë fushatës na u premtua se Zhuri me Lumën do të ketë përfaqësim në Kabinetin e kryetarit Haskuka, por ky premtim si duket ishte vetëm sa për votë”.

“ Në kabinetin e kryetarit dhe nëpër drejtori u rehatuan “dostat” e tij”.

“Krenare Koçi që nuk na e hapë telefonin, Visar Shehu, Levënt Kasami, Flaka Siçeca që nuk kanë asgjë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje”

“Të gjitha këto si duket të dirigjuara nga ai “dosti” kryesor Jeton Jagxhiu, i cili si duket vendosë gjithçka edhe për qeverisjen edhe për koalicionet edhe për punësimet”.

“ Të gjitha këto të miratuara edhe nga kryetari Haskuka”.

“ U harrua Zhuri, u harrua Luma, iu dhanë tanë meritat shoqërisë e iu mohuan aktivistëve e qytetarisë”.

“Katër herë nuk jam pranuar në takime nga stafi i kryetarit. Katër kërkesa të shpërfillura prej tyre”.

“Ndërprerja e komunikimit mes qeverisë komunale dhe Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren si duket është realitet i dhimbshëm. Por më e dhimbshme për mua është shkëputja e marrëdhënieve të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje me aktivistët a Zhurit dhe Lumës! “.

“Unë nuk mund të vazhdojë të jetojë me dhimbje të tilla që të shkaktojnë njerëzit të cilëve u ke besuar dhe u ke ndihmuar në momentet më të vështira”.

“Unë jap dorëheqje duke shpresuar se pas meje do të ndodhin gjëra të mira në Lëvizje, duke shpresuar se do të ndalen këto të këqija në mënyrë që të mos ketë të zhgënjyer të tjerë si puna ime! “.

‘Unë do të vazhdojë të jetoj jetën time jashtë politikës dhe nuk do të i bashkangjitem asnjë partie tjetër politike’./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën. Lajmin për...

Iu gjetën mbetjet 25 vjet pas zhdukjes, varroset në Piranë patrioti Ukë Sait Ukaj

Sot në Piranë varroset trupi i Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani. E...

Lajmet e Fundit