Rrahje masive në Rahovec, përdorin edhe armë

Në fshatin Dabidol të Rahovecit janë arrestuar pesë persona pasi që të njëjtit për shkaqe të panjohura janë rrahur në mes veti.

Sipas policisë, gjatë rrahjes dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka përdorur armën e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur një arme AK-47, tre gëzhoja dhe dy fishek.

Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore nga mjetet e forta që janë përdorur në rrahje dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Lajmet e Fundit