6.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Rreth 30 persona nga Prizreni nesër pritet t’i bëjnë testet për COVID-19

Në Prizren deri më sot janë shfaqur 75 raste me COVID-19, nga ta 15 të shëruar, ndërsa janë shënuar 2 viktima, një nga Prizreni dhe një nga fshati Korishë.

Rastet e fundit në këtë komunë u shënuan mbrëmjen e së premtës, ku 6 persona u konfirmuan të prekur me koronavirus. Kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, në një postim në Facebook, ka tregur se të gjithë janë kontakte dhe familjarë të rasteve të identifikuara më parë.

“Të gjithë janë kontakte dhe familjarë të rasteve të identifikuara më parë. Kërkesa jonë është që gjurmimi i kontakteve të rasteve të vazhdojë me intensitet të shtuar, ashtu që të identifikohen dhe të izolohen të gjitha rastet”, thotë Haskuka, transmeton PrizrenPress.

Ai, ka bërë të ditur se të shtunën do të ketë një numër të lartë të testimeve në Komunën e Prizrenit, rreth 30 teste.

“Nesër sërish do të ketë një numër të lartë të testimeve në komunën tonë (rreth 30 teste), me shpresë që ky trend në rritje të ndalet”.

Postimi i plotë i Haskukës:

Sot nga Qendra për Parandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve u informova që janë edhe 6 raste të reja të diagnostifikuara me COVID-19. Të gjithë janë kontakte dhe familjarë të rasteve të identifikuara më parë. Kërkesa jonë është që gjurmimi i kontakteve të rasteve të vazhdojë me intensitet të shtuar, ashtu që të identifikohen dhe të izolohen të gjitha rastet. Andaj nesër sërish do të ketë një numër të lartë të testimeve në komunën tonë (rreth 30 teste), me shpresë që ky trend në rritje të ndalet.

Qytetarë të nderuar po ju drejtohem me apelin e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës:

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ:
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!

Më Shumë

FC Prizreni reagon pas barazimit: Konteston arbitrimin dhe kërkon drejtësi në fushë

FC Prizreni ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar ndaj KF Rilindja 1974, e cila përfundoi 0:0 në stadiumin “Përparim Thaçi”, në kuadër të xhiros...

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

Lajmet e Fundit