8.1 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Rriten kostot e ndërtimit të banesave me 5%

Në tremujorin e parë të këtij viti, indeksi i kushtimit në ndërtim për banesa arriti 106,0 kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2020, si periudha bazë.

Ndryshimi vjetor i tij në tremujorin e parë të vitit 2022 është 5,0 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0,6 për qind.

Kështu rezulton në një raport të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 11,7 për qind, pasuar nga grupi “Shpenzime materiale” me 6,0 për qind.

Më tej, grupi “Shpenzime makinerie” me 3,8 për qind, “Kosto të tjera” me 3,5 për qind, “Shpenzime për paga” me 2,5 për qind dhe “Shpenzime transporti” me 2,1 për qind.

Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi”, shënuan rritjen më të lartë me 6,8 për qind.

Këto, pasuar nga grupi “Materiale ndërtimi” me 6,5 për qind dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 3,5 për qind.

Ndryshimet tremujore të grupeve kryesore

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, indeksi i kushtimit në ndërtim shënoi rritje me 2,9 për qind.

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 10,0 për qind, pasuar nga grupi “Shpenzime materiale” me 2,8 për qind.

Po ashtu nga grupet “Kosto të tjera” me 2,7 për qind, “Shpenzime makinerie” me 2,5 për qind dhe “Shpenzime për paga” me 1,4 për qind.

Ndërsa, ulje ka shënuar grupi “Shpenzime transporti” me 0,5 për qind.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Historike: Kosova drejt “Ëndrrës Amerikane”

“Dardanët” kanë marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, në ndeshjen e play-off-it për FIFA World Cup 2026. Kosova u rikthye fuqishëm...

Lajmet e Fundit