8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Rritja e numrit të të prekurve me leukemi po paraqet shqetësim

Mjeku 2Numri i shumtë i fëmijëve të prekur nga leukemia akute po praqet shqetësim jo vetëm për familjaret por edhe shoqërinë tonë.

Disa nga qytetaret fajësojnë institucionet e vendit, të cilat nuk po ndihmojnë në trajtimin e kësaj sëmundje. Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, thonë se pacientët e tillë mund të mjekohen falas në Klinikën Universitare të Turqisë, por familjarët po preferojnë klinikat private.

Numri i shumtë i të rinjve, të cilët çdo ditë i hasim në qendër të Prishtinës, e të cilët kanë të vetmin qëllim, mbledhjen e të hollave për moshatarët e tyre për shërim jashtë vendit, për shumë kë paraqet një pamje të trishtuar. E dhimbshme, thonë disa nga qytetarët, të cilët fajësojnë institucionet e vendit duke thënë se ata janë të obliguar të kujdesen për qytetaret e vendit, e që po ndodhë e kundërta.

“Shumë raste po qesin në rrugë, e këta në institucione, ose nuk po kanë mundësi, ose nuk po duan. Njerëzi e thjeshtë duan të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi”, thotë një qytetar,shkruan rtk.

Lidhur me numrin e të sëmurëve me leukemi akute, këto ditë u debatua edhe në Kuvendin e Kosovës. Deputeti Berat Buzhala, tha se Ministria e Shëndetësisë i ka mbyllur sytë para kësaj situate. “Si po munden të jenë indiferentët institucionet e shëndetësisë, përballë kësaj gjendje kur fëmijët po detyrohen të kërkojnë mjete lokal më lokal për shërimin e këtyre fëmijëve jashtë vendit”, ka shprehur shqetësimin deputeti Buzhala.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, i pyetur se si e sheh këtë situatë, dhe pse Ministria e Shëndetësisë nuk po i ndihmon në trajtim jashtë vendit këta fëmijë, ai pati këtë përgjigje. “Nuk ndodhë që ndonjë rast i tillë që e shihni ku kërkohet ndihma edhe nga qytetaret, që nuk e ka marr ndihmën maksimale prej 30 mijë euro. Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë u ofron këtyre fëmijëve edhe mundësinë e trajtimit falas në Turqi në kuadër të marrëveshjes qe e kemi me këtë shtet. Shumë herë ndodhë që familjarët nuk e zgjedhin atë opsion dhe kanë dëshirë që shërimin ta vazhdojnë në spitale private”, thotë ministri Agani.

Ndërsa, disa nga familjet që po i trajtojnë fëmijët me këtë sëmundje, e që nuk deshën të identifikohen, thonë se kanë arsye pse i janë drejtuar klinikave private. Sipas tyre, ata kanë kontaktuar me Kliniken Universitare të Turqisë, ku trajtimi është falas, por pritjet e gjata që caktohen deri në katër muaj, po rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre.

Më Shumë

Lajmet e Fundit