Rusia, gati Specialen

Nëse Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk i bashkojnë forcat për ta proceduar për miratim Projektligjit për dhomat e veçanta të Gjykatës Speciales, është Federata e Rusisë ajo që po i shpejton hapat që një tribunal kundër UÇK-sa ta çojë në Këshillin e Sigurimit. E miratimi në OKB konsiderohet i rrezikshëm për shtetin e Kosovës, sepse kthen nga “margjinat”

Rezolutën 1244 duke e bërë të ligjshme. Madje, sipas mediave në rajon, Rusia tashmë e ka dorëzuar draftin për formimin e Gjykatës Speciale, draft ky që është parë edhe nga disa deputetë kosovarë gjatë një vizite në New York.

Po ashtu draft-rezoluta e re parashikon që Gjykata Speciale për Kosovën të mos ketë afat kohor të veprimit dhe do të mbyllet vetëm me rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit, ku Rusia ka drejtën e vetos.

Drafti i rezolutës ruse, thuhet se ka hyrë edhe në procedurat e Komitetit të pestë për Financa brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku është shqyrtuar kostoja financiare në rast se themelohet nga OKB-ja../zeri/

Më Shumë

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit