8.3 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Sarri dhe Ronaldo asnjëherë kaq larg: Nuk bien dakord për rolin dhe…

A mund të bashkëjetojë një futbollist si Cristiano Ronaldo me një trajner si Maurizio Sarri ? Kjo është çështja në tryezën e Juventus, pas humbjes së Kupës së Italsisë.

Në muajt e fundit ka patur disa mosmarrëveshje midis të dy palëve për disa zgjedhje te teknikut italian, në stërvitje apo në ndeshje.

Momenti më i dukshëm i tensionit ishte kur Ronaldo u zëvendësua në ndeshjen kundër Milanit. Por nuk është vetëm kjo.

Asnjëherë deri tani. Ky është titulli i La Gazzetta dello Sport , i cili shkruan se sa e ndërlikuar është bashkimi i këtyre dy botëve të kundërta, të dyja bazuar në profesionalizëm. Çështja e rolit të Ronaldos në fushë, nuk është zgjidhur ende, por tashmë mund të bëhet e ditur, duke filluar nga ndeshja tjetër kundër Bolonjës.

Media italiane shkruan se CR7 në karrierën e tij është grindur me disa teknikë. Por tani është e nevojshme pika e kthesës.

Më Shumë

Si vidhen shkrimtarët nga botuesit prej silikoni

Nga Ben Blushi Nuk do isha marrë me xhunglën e shitjes së librit nëse botuesja që kam patur deri para disa muajsh nuk do më...

Raporti i Policisë – 2148 gjoba të shqiptuar, mbi 80 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku. Në raport...

Lajmet e Fundit