25.8 C
Prizren
E mërkurë, 4 Tetor, 2023

Sekuestrohet sasi e madhe barnash në një barnatore në Prizren

Policia me Inspektoratin Farmaceutik kanë inspektuar një barnatore në Prizren pasi ishin informuar se në të kishte barna pa banderola.

Të mërkurën, policia pasi ka hetuar barnat janë sekuestruar një sasi prej tyre.

“Gjatë inspektimit farmacistja C.Y. (viti i lindjes 1991, femër kosovare), e cila njëkohësisht është edhe pronare e barnatores, nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasie të konsiderueshme të barnave, të cilat barna medicinale janë sekuestruar nga Inspektorati Farmaceutik”, njoftoi PK.

Gjithsej janë sekuestruar 280 paketime të barnave të ndryshme medicinale, me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Turqia, në vlerë prej 3200 euro.

——————————————————————————————————

Marketing
RENELUAL TAHIRI prezanton kompleksin e ri Luksoz në qendër të qytetit të Prizrenit.
Koncepti arkitektonik nga RENELUAL TAHIRI synon të ofrojë një lloj të ri të “Artit të Jetesës” me banesa Unike, Moderne dhe Cilësore.
Kompleksi vjen me një pozitë të favorshme në rrugën “EKREM REXHA” ku ofron qasje të shpejt në qendrën tregtare “Galeria 200m” dhe “Abi Çarshia 350m”, Qendra Shëndetësore, Spitali, Stacioni i Autobuzëve, Shkolla…
Për më shumë informata na kontaktoni:
Mob: +383 44 128 112
Email: info@renelualtahiri.com
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "S C RT RENELUAL TAHIRI"

Biblioteka e Prizrenit ofron kushte të mira për lexuesit

Nxënës, studentë dhe pensionistë e shfrytëzojnë hapësirën e bibliotekës së Prizrenit për të lexuar në çdo kohë. Pra, ata që e shfrytëzojnë bibliotekën janë...

Djali, nënës:”N’qafë kam me t’pre”

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Prizren, ku një 48-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së...

Lajmet e Fundit