17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Selmanaj: LDK-ja në Prizren është e përgatitur për fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Drejtuesit e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren kanë përfunduar përgatitjet për nisjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, njëkohësisht shef i shtabit zgjedhor të këtij subjekti politik, tha se  janë përgatit për zgjedhje.

“Si parti, jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë”, tha ai.

Ai tregon se  gjatë fushatës do të prezantohet programi i LDK-së, i titulluar “Rruga e Re”, i cili ka si qëllim përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Ky program synon ta bëjë Kosovën një vend më të qëndrueshëm dhe me perspektivë” ,tha Selmanaj.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, Dega e LDK-së ka parashikuar aktivitete të shumta për të fituar besimin e sa më shumë qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ne do të angazhohemi maksimalisht për të siguruar besimin e qytetarëve”,shprehet ai. TV Prizreni

 

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Pejës 03 në playoff

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 57:66 ndaj Peja 03 në finalen e parë të Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Bashkimi e nisi...

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Delirium

Lajmet e Fundit