11.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

Seminaristët të entuziazmuar për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare

Po vazhdojnë aktivitet në Prishtinë në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, i cili filloi të hënën punimet dhe do të zgjasë deri më 28 gusht.

Sivjet 120 studiues dhe 130 studentë po ndjekin kurset e gjuhës shqipe në tri nivele dhe gjithashtu po mbahen ligjërata për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare nga profesorë universitar e albanologë të Universitetit të Prishtinës, përfshirë edhe ministrin e kulturës, Kujtim Shala, i cili mbajti para pak ditësh një ligjëratë dhe ndërkombëtarë, shumica prej të cilëve vijnë rregullisht në këtë seminar.

“Shqipja në domenin publik” sivjet është temë bosht nga gjuhësia, “Letërsia dhe religjioni” tema nga letërsia, ndërsa në fushën e kulturologjisë tema bosht është “Kultura shqiptare në transicion”.

Mes studentësh të ardhur nga shumë vende të botës ka prej atyre që vijnë për të dytën a tretën herë, por edhe të tjerë për të cilët Seminari 2015 është i pari në të cilin po marrin pjesë.

Simeon Mihalkov, student në Universitetin e Sofias, në drejtimin Ballkanistikë, Gjuhë, Letërsi dhe Histori tregon për KosovaLive përshtypjet e tij për vizitën e parë në Prishtinë.

“Jam shumë i kënaqur me programin e seminarit dhe me pjesëmarrësit gjithashtu. Gjatë këtyre ditëve në Prishtinë kam njohur shumë njerëz interesant. Do të doja të shprehja edhe admirimin tim për profesorin Bahri Kosoviku, i cili na mbanë kurset e gjuhës shqipe.

Prishtinën e kam shëtitur këtu rreth qendrës, shesheve dhe lagjen Ulpiana, aty afër fontanës. Këtu ka ndërtesa moderne dhe kjo më pëlqen shumë”, tha ai.

Sa i përket kulturës shqiptare, së cilës edhe i kushtohet një pjesë e seminarit, Mihalkov thotë se ajo po e impresionon.

“Kam mësuar mjaft gjëra për kulturën tradicionale shqiptare. Me as sa pashë, kultura juaj tradicionale është më konservative se ajo bullgare, por më duket mjaft interesante gjithashtu”, shprehet ai.

Mësohet se seminaristët gjatë vikendit pritet ta vizitojnë bregdetin shqiptar. Seminari mbështetet edhe Fakulteti i Filologjisë dhe Historisë në Tiranë. /KosovaLive/

Më Shumë

Policia shqipton 1.777 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1777 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Forenzika konfiskon mbi 700 euro në Prizren, dyshohet se janë të falsifikuara

705 euro ka konfiskuar Forenzika e Kosovës, mbi dyshimin se janë të falsifikuara. Sipas raportit të policisë, të njëjtat, ishin deponuar në një bankë në...

Lajmet e Fundit