18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe.

Bëhet fjalë për Sadik Durakun nga fshati Damjan i Komunës së Gjakovës i cili jeton në Angli.

Kështu ka njoftuar një familjar i tij për Klankosova.tv.

Ai ka thënë se Sadik Duraku është ndaluar dje së bashku me 300 persona të tjerë, por që sipas tij, ky nuk është liruar dhe është dërguar në Beograd, me akuza kinse ka kryer krime lufte.

Sipas familjarit, i cili foli në kushte anonimiteti, Duraku pritet nesër të dal para gjykatës së Beogradit.

Kujtojmë se Ministria e Brendshme e Kosovës njoftoi të mërkurën në mbrëmje se nëntë zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq u ndaluan nga policia serbe.

Derisa zyrtarët policorë u liruan gjatë ditës të gjithë, Jankoviq është liruar tek këtë pasdite.

Klan Kosova ka kërkuar detaje nga Ministria e Jashtme e Kosovës, lidhur me këtë rast, dhe posa të ketë informacione shtesë, do t’ju mbajë të informuar.

Më Shumë

O Zot që fatet tona në dorë i mban!

Poezi nga Ndoc Gjetja O Zot që fatet tona në dorë i mban! Na ruaj nga shëndeti trashaman, na ruaj nga orekset e Sanço Pançës, na ruaj nga...

Ndodh përsëri: Blero ndahet nga e dashura e tij

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij e fundit. Lajmi është konfirmuar “Prive”, ku në një kronikë të javës...

Lajmet e Fundit