23.8 C
Prizren
E martë, 16 Gusht, 2022

“Sezai Surroi” në Prizren gati për Kampionatin Evropian në basketboll

Kampionati Evropian në basketboll fillon nesër në Prizren. Ngjarja më e madhe sportive në qytetin prizrenas do të bashkojë tetë kombëtare, në garë për trofeun e çmuar.

20 ndeshje për pesë ditë pritet të dhurojnë spektakël në palestrën “Sezai Surroi”.

Kosova është në grup me Shqipërinë, Maltën dhe San Marinon. Sfida hapëse është ndaj Maltës, të martën mbrëma, që është përballja e parë e dardanëve të rinj në këtë Evropian. Përkrahja nga tifozët është shumë e nevojshme për basketbollistët e rinj të Kosovës.

Takimi i dytë do të jetë ndaj Shqipërisë të mërkurën dhe ndeshja e fundit në grupe ndaj San Marinos të enjten.

Në grupin tjetër garojnë Gjibraltari, Armenia, Andorra dhe Moldova.

May be an image of 4 people and indoor

Orari i Kosovës

12 Korrik
20:45 Kosova-Malta

13 Korrik
20:30 Kosova-Shqipëria

14 Korrik
20:30 Kosova-San Marino

Më Shumë

Mbi 5,000 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

3,184 persona kanë vdekur që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, të cilat ishin konfirmuar më 13 mars të vitit 2020. Aktualisht janë...

Totaj: Për shkak të Hekuran Muratit, komunat po rrezikohen të mbesin pa buxhet

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Financave dhe Tranfereve që të lëshoj Qarkoren e dytë...

Lajmet e Fundit