20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Shaqir Totaj, dorë më dorë me banorët e Zhurit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga ministri i MKRS-ës, Kujtim Gashi, dhe kandidatët për Kuvend Komunal që vijnë nga Zhuri, ka zhvilluar takim me banorët e fshatit Zhur.

Siç njofton PDK-ja në Prizren, fshati Zhur mbetet bastion i pakontestueshëm, me fitore të njëpasnjëshme, prej vitit 2000.
“PDK-ja ka qenë dhe mbetet parti e kthesave të mëdha në historinë e re të Kosovës, duke qenë determinuese e politikave zhvillimore dhe shtetndërtuese”, tha Totaj.

Ai u zotua se me përkrahjen e Forcës së Ndryshimit për Prizrenin, me numër 94, do të vazhdojnë investimet në Zhur, dhe se fokus të veçantë do të ketë edhe për Ansamblin “Emin Duraku” dhe Klubin e Futbollit “Vëllazëria”, që shumë shpejt do të bëhet me stadium të ri.
Totaj tha se nga Zhuri kanë dal figura të mëdha të çështjes kombëtare dhe të shkencës,” kështu që çdo herë kur vie, kam një emocion të veçantë”.

Ndërkaq, banorët e Zhurit, e mirëpritën platformën dhe vizionin e PDK-së dhe kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Më Shumë

Çmimet maksimale të derivateve për sot: Nafta 1.86 €, Benzina 1.49 €

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar vendimin për çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun vendor, për ditën...

Komuniteti i Suharekës angazhohet për një mjedis më të pastër

Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e një mjedisi më të qëndrueshëm, punëtoria “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe platforma ndreqe.com” mblodhi përfaqësues të OJQ-ve lokale, ambientalistë,...

Lajmet e Fundit