27.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Shehu për kontratën e pajisjeve mbrojtëse: Negocimin e ka bërë Zyra e Prokurimit

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka folur rreth kontratës për blerjen e pajisjeve mbrojtëse.

Sipas tij, të gjitha procedurat i kanë specifikat e veta dhe se ato mund të dallojnë nga prokurimet e realizuara në komunat tjera.

“Ka maska me centë, e pastaj me euro apo edhe me 31 euro që janë shumëpërdorimëshe , mirëpo që janë me njësi matëse me pako dhe jo me copë. Ka tesha mbrojtëse për COVID që janë njëpërdorimshëm, por ka edhe të tilla që janë shumëpërdorimëshe, prandaj nuk e kanë çmimin e njëjtë. Secila në kontratë e ka specifikën e vet, bazuar në standarde përkatëse ndërkombëtare”, ka thënë Shehu për KOHA.

Sipas tj, në këtë rast DSH-ja ka qenë vetëm njësi kërkuese derisa”negocimin e ka bërë Zyra e Prokurimit “.

Kontrata e nënshkruar nga Komuna e Prizrenit për furnizim me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi ka ngjallur dyshime për shkak të çmimeve të blerjes së disa produkteve.

Për këtë prokurim është zbatuar procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë për shkak të situatës me pandeminë COVID-19. Çmimet që figurojnë në këtë kontratë, që është publikuar në ueb faqen e Komunës së Prizrenit, nga opozitarët janë cilësuar si skandaloze. Sipas tyre, me këtë aktivitet të prokurimit janë blerë maska e pajisje tjera me çmime më të larta sesa ato të tregut./KOHA/

Më Shumë

Arkivi me 90,000 artikuj i këngëtarit legjendar hapet të shtunën

Nga kostumet vezulluese të ‘Ziggy Stardust’ dhe tekstet e këngëve të shkruara me dorë, te letrat dhe shënimet e fansave rreth një muzikali të...

Arbër Rexhaj publikon fotografi me Nezir Çoçajn në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet duke pirë kafe me kandidatin e Nismës për Kuvendin Komunal...

Lajmet e Fundit