22.5 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025

Shengyli godet Kryesinë e Lirisë: Janë keqpërdorues të taksapaguesve

Trajneri i mirënjohur kosovar, Skender Shengyli, i cili është edhe kuvendar i klubit të Lirisë, është tejet i zhgënyer me menaxhimin e kryesisë dhe paraqitjet e skuadrës.

Eliminimi nga DigitAlb Kupa vlerësohet si dështim i madh për Lirinë dhe kjo nuk po kapërdihet lehtë.

“Jo vetëm ky vit, por në tri vitet e fundit Liria ka bërë investime në disa futbollistë të dyshimtë. Mirëpo, deri para këtij edicioni, skuadra ka pasur më shumë lojtarë që e kanë merituar fanellën. Ndërsa, tani kosto e madhe e klubit nuk di nëse ka qenë e arsyeshme, por mund të them se futbolli prizrenas është varfëruar shumë”, deklaroi Shengyli për Gazetasheshi.com.

Prurja e shumë futbollistëve nga Shqipëria nuk konsiderohet si ide e qëlluar e Shengylit, që dikur drejtonte Lirinë.

“Nuk jam kundër përforcimeve, pasi secili ekipi ka nevojë për prurje të reja. Por, ato duhet të jenë të mirfillta dhe të analizohen nga kryesia, por fatkeqësisht nuk ka pasur njerëz që menaxhojnë punët”, shtoi Shengyli.

“E përsëris, jam për t’i bërë disa përforcime, por të transferohen 10 ose 11 futbollistë nga Shqipëria e lojtarët e Prizrenit të huazohen në Ballakan e ekipe tjera, ka qenë befasuese për mua dhe opinion futbolldashës”.

Fotografia e Sporti Gjakovar

Vetëm pesë lojtarë prizrenas te Liria

Shengyli ka shprehur shqetësimin e tij se çka do të mund të ndodhte nëse trajnerët dhe lojtarët nga Shqipëria do të ikin në mugesë buxheti.

“Nëse ikin trajnerët dhe lojtarët nga Shqipëria në rast se do të ketë mungesë buxheti, atëherë çka do të bëjë Liria. Nëse nuk gabohem, sot në klub janë vetëm pesë lojtarë të Prizrenit. Pra, kosto e shpenzime është jashtëzakonisht e lartë, kurse pasojat do t’i shohim pasi të përfundojë kampionati”, mendon Shengyli.

Keqpërdorimet

Tutje, ai ka folur edhe për keqpërdorimet siç i quan të bëra nga kryesia e Lirisë.

“Kryesia e Lirisë ka bërë keqpërdorime të mëdha. Ka keqpërdorur paratë e taksapaguesve. Si kuvendar i klubit e kam shprehur këtë shqetësim në raportin e punës të vitit 2017. Çka do të merren hapat tjerë nuk e di, por faktet janë evidente. Arsyetimi është se kanë shpenzuar te futbollistët e huaj”, theksoi ish-trajneri i Vëllaznimit.

Paga e trajnerit Bledi Shkëmbi sa një vit punë për Shengylin

Image result for bledi shkembi liria

Shengyli ka folur edhe për pagëm e trajnerit aktual, Bledi Shkëmbi.

“Trajneri aktual i Lirisë merr pagë mujore aq sa unë paguhem për një vit dhe e gjitha kjo vetëm një vit pasi ka përfunduar karrierën si futbollist aktiv. Kryesia e Lirisë nuk do trajner që kanë qenë pjesë e sistemit të Ish-Jugosllavisë, por kur është në pyetje interesi bashkëpunojnë me ta”.

Ndryshe, Shengyli në takimin e parë urues pasi mori postin e kryetarit të Komunës së Prizrenit me Mytaher Haskukën, ia ka shprehur shqetësimin e tij për situatën te Liria.

Krejtësisht në fund, Shengyli pohon se i qëndron pas këtyre fjalëve dhe është i gatshëm të ballafaqohet publikisht me të gjithë anëtarë e kryesisë së klubit të Lirisë.

“Unë i vetëm, ata të gjithë. I gatshëm të përballem me ta”, përfundoi Shengyli, i cili është trajner në Shkollën e Futbollit të Lirisë.

Fotografia e LIRIA FC

Aktualisht, te Liria luajnë gjashtë futbollistë nga Shqipëria dhe tre tjerë që po ashtu erdhën nga kampionati shqiptar.

Fjala është për Edvan Bakajn, Elton Basriun, Endri Vrapin, Ervis Kajan, Kristi Koten, Jetmir Sefën dhe Artur Maganin.

Trajneri Bledi Shkëmbi që ka ndihmës edhe Iris Selimin, të dy nga Shqipëria, nënshkruan edhe me tre futbollistë tjerë nga kampionati shqiptar, David Domgjoni, Alush Gavazaj dhe së fundmi me Ibrahima Tonguara. /Gazeta Sheshi/

Më Shumë

Liria dominon miqësoren ndaj Drinit të Bardhë – fiton 4:1 në Prizren

Liria ka shënuar një fitore të merituar në miqësoren e zhvilluar të mërkurën pasdite në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, duke mposhtur Drinin e...

27 vjet nga masakra e Rahovecit

Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën. Në Teqenë...

Lajmet e Fundit