25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Shënohet 14 Qershori – dita e çlirimit të Rahovecit

Komuna e Rahovecit, përmes aktiviteteve të ndryshme, sot ka shënuar 14 Qershorin – Ditën e Çlirimit. Fillimisht, janë bërë homazhe tek varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve nëpër komunën e Rahovecit, ndërsa aktiviteti qendror, është mbajtur në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, ku është mbajtur akademi solemne për të shënuar këtë datë të veçantë për qytetarët e komunës së Rahovecit.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, para të pranishmeve në akademi tha se është vlerë e lartë ta duash atdheun me shumë se jetën. Heronjtë dhe dëshmorët tanë u bënë shembull të vetëmohimit për lirinë e vendit.

“Data 14 Qershor 1999 solli lumturinë në zemrat tona që përjetuan dhimbje e pikëllim për ato masakra që ishin kryer nga dora kriminale e armikut. Është vlerë e lartë ta duash atdheun me shumë se jetën. Është fuqi e madhe ta duash atdheun si e deshën Heronjtë dhe Dëshmorët tanë, ata u bënë shembull frymëzues të vetëmohimit për një qëllim. Ata e dinin se lufta e tyre ishte lufta e Kosovës, se fitorja e tyre do të thoshte liri për vendin”, tha Vehapi.

Vajdin Berisha, kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës të U?K-së dega në Rahovec, bëri një përshkrim të shkurtër të historikut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në komunën e Rahoveci.

“17 vite më parë pikërisht me 26 prill të vitit 1998 U?K-ja doli hapur në fshatin Drenoc, ku u formua edhe shtabi rajonal, i cili si rrjedhojë pati formimin e zonës së Pashtrikut. Duhet thënë se dalja publike në zonën e Pashtrikut, në vitin 1998 i paraprin aktiviteteve të shumta ilegale që kishin hapur shtigje dhe kishin trasuar rrugë të kësaj date të rëndësishme”, tha Berisha.

Gjithashtu sot nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit janë organizuar gara në çiklizëm. Po ashtu sot për nder të kësaj dite të rëndësishme është bërë përurimi i ambulantes në fshatin Opterushë.

Aktivitetet e ditës së sotme, kanë përfunduar me një koncert në parkun e qytetit të Rahovecit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpërndarja e mundshme e Kuvendit, flet Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje thotë se marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë në rend dite nesër, do të kenë një rëndësi të...

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Lajmet e Fundit