Shërohet foshnja 9 muajshe me koronavirus nga Malisheva

Sonte përfundimisht është shëruar edhe një fëmijë nëntë muajsh, që ishte prekur me virusin korona, javë më parë.

Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi e njëjta ka dalë negativ në dy testimet e fundit dhe konsiderohet plotësisht e shëruar.Me këtë, numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 73 të shëruar, ndërsa raste aktive mbesin e dy.

Po ashtu gjatë ditëve në vijim, pritet të shërohen edhe dy pacientët tjerë.

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të Shtabit Emergjent Komunal, e ka uruar fëmijën e shëruar dhe dy rasteve aktive, ju ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“Ky rast i shëruar, ishte në mesin e disa rasteve të tjera, të cilët ende nuk i kishin mbushur një vit, dhe ishte në mesin e 76 të prekurve, dhe natyrisht se ky lajm na gëzon të gjithë neve”, tha nënkryetari Berisha.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 76 të prekur me COVID-19, prej tyre 73 janë shëruar, 2 raste janë ende aktive, ndërsa një rast ka pësuar me fatalitet.

Më Shumë

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit