Arrestohet pronari i një lokali në Rahovec

Të premten është arrestuar pronari i një lokali në Komunën e Rahovecit, pasi dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për parandalim të virusit Covid-19.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Me 15 maj 2020,  në ora 00:30 në Rahovec, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij duke mos zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, thuhet në raport.

Sipas Policisë së Kosovës, së bashku me pronarin e lokalit, në stacion janë shoqëruar dhe intervistuar edhe disa persona që kanë qenë në lokal.

Bëhet e ditur se pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, të gjithë të lartpërmendurit janë liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit